E gjithë Roma në delir, askush nuk e shan ..sipas zakonit  Di Françeskon

Futbollistët e Romës bënë atë që dukej e pamundur, mundën Barcelonën 3-0, ndërkohë që ndeshjen e parë në “Kamp Nou” e kishin humbur 4-1, duke u kualifikuar, kështu, për në gjysmëfinale të Champions-it. Atmosfera entuziazte e përgjithshme në rrugët e “qytetit të përjetshëm” përfshiu edhe presidentin e “ujkonjës” romane, amerikanin Xhejms Patola, që, duke festuar fitoren e madhe me tifozët, u hodh në shatërvan.

Entuziazmi i madh përfshiu edhe trajnerin e Romës, Euzebio di Françesko, që deklaroi: “Nuk dua të jem trajner i një ekipi pa ambcie. Ne duhet t’i vendosim vetes qëllime të mëdha që ne mund t’i arrijmë, sepse gjithnjë ka hapësirë. Ne treguam se jemi në gjendje të jemi më të mirët. Mua, gjithnjë, më kanë sharë për humbjet, kurse tani ka arsye që edhe të më lavdërojnë pak”, tha ai.

Sfidanti.al