Edhe Viali spekulon me të vërtetën?  Konte ia “pret” gjuhën” mikut të tij

Trajneri italian i Çelsit, Antonio Konte, e kundërshtoi deklaratën e bashkatdhetarit të tij, Xhanluka Viali, që tha se ai (Konte) mezi po pret fundin e sezonit që të largohet nga “blutë” e Londrës.

Konte pati një sezon fantastik me Çelsin në sezonin e parë, por në atë të dytin rezultatet e tij lënë shumë për të dëshiruar dhe po shtohen informacionet se ai do të largohet nga “Stemford Brixhi”.

“Kjo nuk është e vërtetë, nuk është aspak e vërtetë. Xhanluka është miku im, por unë kam rreth një vit që nuk kam folur me të. Nuk është e vërtetë ajo që thotë ai. Më vjen me të vërtetë keq, sepse, që nga fillimi i sezonit, po dëgjoj spekulime për të ardhmen time. E vetmja gjë e vërtetë është se unë i jam i përkushtuar punës sime në këtë klub. Unë punoj me këmbëngulje, kjo është e vetmja punë e vërtetë”, tha Konte.

Sfidanti.al