Po t’i kaloni pranë në rrugë, më siguri që nuk do ta njihni, pasi ju nuk shkoni të shihni futsall (futboll në salla të mbyllura), kurse ai është një legjendë e gjallë që ka shënuar në 201 ndeshje ndërkombëtare me bluzën e Brazilit 393 gola, 48 nga të cilët në kampionatët botërorë! Kështu, duke pasur parasysh shifrat e lartpërmendura, Falkao është një mbret i vërtetë “futbollin e vogël”, disa thonë më i mirë sesa “mbreti” tjetër, portugezi Rikardinjo.
Nëse Mesi është “dhi e egër” fushe, Falkao është një “dhi e egër” mali. Sigurisht që ne e dimë se çfarë mendoni ju: “Si do të ishte ai në fushën e blertë të futbollit të vërtetë”. Mos nxitoni, ai do të mund të ishte bërë një futbollist i madh, por çfarë t’i bësh…
Në vitin 2001, kur ai ishte 23 vjeç, ai ishte imponuar si një nga futbollistët më të mirë brazilianë në sallat e mbyllura, ndërkohë që kishte luajtur me ekipe të tillë, si Korintias, Atletiko Mineiro, Bansepa dhe Zharagua.
Por, ndërkohë, thirrjet që ai të luante në fushën e madhe të blerë të futbollit, u bënë gjithnjë e më të forta, kështu që ai shkoi dhe u provua te Palmeirasi, me të cilin luajti mjaft mirë, por, megjithëse, atij i premtuan nënshkrimin e kontratës, nuk u arrit asgjë dhe ai iu kthye “futbollit të vogël”, ku u bë një as i padiskutueshëm.
Sfidanti.al