Babai i Higuainit shfryn: Perez nuk kishte simpati per djalin tim

Kane kaluar 5 vjet nga largimi i Gonzalo Higuain nga Reali i Madridit, por babai i sulmuesit aktual, Horhe nuk e harron menyren sesi ndodhi e gjithe kjo dhe kete e tregon ne nje interviste per programin ‘El Larguero’.

‘Gonzalo me siguri nuk gezonte simpatine e presidentit te radhes se Realit-tha Horhe Higuain-mendoj se Kristiano, Benzema dhe Gonzalo kane bere pak a shume te njejtat gjera’.

I pyetur per gabimet e bera para portes se Higuain sic ndodhi edhe ne ndeshjen miqesore me Spanjen, Horhe Higuain tha: ‘Ndonjehere sulmuesit gabojne. Eshte pjese e lojes. Eshte e qarte se futbollisteve te nje niveli te larte u kerkohet shume dhe Higuain eshte ne kategorine e ketyre lojtareve’.

Sfidanti.al