Romë, ky është momenti më i mirë për t’u ndeshur me Barçën

Lionel Mesi nuk është në 100 për qind të formës, pavarësisht asaj që bëri në Sevilje. Sergio Buskets rikthehet nga dëmtimi pikërisht këtë mesjavë, dhe nuk mundet që të jenë në mundësitë e tij maksimale. Gerard Pike duket hija e vetvetes (ndoshta, ndikon Shakira, pasi fjalë ka pasur shumë), ndërsa Luis Suarez nuk shënon në Champions prej 13 ndeshjesh.

Barcelona, padyshim, që niset si favorite ndaj Romës në duelin çerekfinal në “Kamp Nou”, aq më tepër duke kryesuar bindshëm La Ligën, e duke lënë shumë prapa “galaktikët” e Realit dhe “luftëtarët” e Simeones. Edhe vetë media italiane nuk shkon deri aty sa të kërkojë nga Roma që të fitojë në Spanjë, por që thjesht “ta mbajë të hapur çështjen e kualifikimit”.

Momentin duket më i miri për t’u ndeshur me katalanasit që nuk po shkëlqejnë dhe që janë ndalur 4 herë në barazim në ligën spanjolle, nga kundërshtarë ndoshta jo nga më të fortët. Po ashtu, dueli në Londër ndaj Çelsit tregoi se Barça mund të zihet në befasi, dhe Roma kërkon të shfrytëzojë pikërisht befasinë, si dhe faktin se vlerësohet si kundërshtar i dobët.

Diego Pablo Simeone e ka thënë të paktën dy herë se Barcelona po fiton sepse ka në ekip Mesin, por kur Mesi ka shqetësime dëmtimi dhe duhet të mendojë për Botërorin, atëherë ndoshta “faktori magjik” nuk do ta bëjë efektin e zakonshëm.

Sfidanti.al