Interi po pergatitet per nje termet ne bordin drejtues? Me shume se nje pyetje ky duket se eshte nje konstatim per ate çfare po ndodh ne oret e fundit. Mesa duket Valter Sabatini po pergatitet te zgjidhe kontraten me Kompanine Suning qe do te thote largim nga Interi dhe Xhiangsu Suning duke qene se eshte pjese e zones teknike te Grupit.
Per momentin behet fjale per zera qe ende nuk kane gjetur konfirmim por qe jane te vazhdueshem. Hipoteza e pare qe shpjegon kete largim te mundshem eshte se Sabatini nuk e ka pritur mire ‘shtrengimin e rripave’ nga ana e Suning qe pati efekte edhe ne merkaton e janarit duke pare veshtiresite qe hasi Interi. Hipoteza e dyte ka te beje me pagen e vete Sabatinit qe eshte 2 milione Euro dhe sipas drejtuesve te Suning eshte shume e larte.
Te gjitha keto hipoteza u krijuan pas asak qe ndodhi me Fabio Kapelon qe zgjidhi kontraten me Xhiangsu Suning. Por sipas zerave me te fundit, largimi i Kapelos nuk ka te beje aspak me zerat qe rrethojne Sabatinin.
E gjithe kjo ndodhi ne nje moment kur Interi kishte rifituar besimin pas barazimit 0-0 me Napolin dhe fitores 5-0 me Sampdorian qe i dhane Spaletit dhe skuadres qetesine e duhur per te rritur serish ritmin e saj. Persa i perket Spaletit, nje pyetje tjeter eshte: duke pare bashkepunimin e ngushte me Sabatinin, edhe trajneri po mendon largimin?
Sfidanti.al