Nga 5 arbitra, dënohen 3 ! O sa mirë me qënë arbitër i Superligës apo ..supershtrigës ?

Nuk ndalon “gijotina” për  arbitrat që fusin dorën në xhepin e parave të  ndeshjes, aq m ë shumë nuk mbahet lumturia për ustallarët që mbajnë fijet e kukullës në fushë.  Mund të ishin 5-së të dënuar, aq sa ishin edhe ndeshjet që u luajtën, por duket se 2 arbitra, Klajdi Kola dhe Andi Koçi janë falur para se të gabojnë në fushë,  meqë kanë bërë vetëm çfarë u kanë thënë zotat, pa futur hile nga koka e tyre. Pra, 3 arbitra të dënuar  për 90 minuta, Sino, Beqiri dhe Hamiti në një garë lilipute me 5 arbitra, ku morali fiket  si drita e diellit, më shumë burgosen se sa shkojnë në shtëpi.  Dhe është një “burg” ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim nëpër filma,  ngaqë  i dënuari  kur largohet nga “qelia” e lë krevatin gati, e pronoton , sepse do të kthehet shumë shpejt brenda mureve ,  të cilët janë tharë edhe nga lotët e gabimeve njerëzore..

Duket si pyetje idiote, por në një garë pa fre, ka vend për të gjitha: ku po na çon mushka  me këtë eksperiment  që s’ ndalon dot tërbimin e arbitrave? Një tërbim i telekomanduar  nga shefat e arbitrave, të cilët gjunjëzohen çdo natë  para shefit të madh sepse disa gafa dalin jashtë skenarit, jashtë shijeve të njeriut që po humbet  kilogramët me një dietë speciale:  çdo javë e plotëson oreksin duke  kullufitur ndonjë  llokmë të topit. Ndaj,  sido që të ketë emrin viktima në javët që po vijnë, Jorgji,Meta, Hamiti, Kola apo Sino,  mos u bëni merak për ditët e heqjes së lirisë , sepse ajo që po vjen do  t’iu mësojë se lirinë më të madhe e ka humbur loja dhe ai i mjeri që e ndjek atë për të pikasur pak spontanitet.  Ishalla nuk është i vërtetë dhe  ai basti i pashpirt, të cilin e paska hedhur me dorën e tij,  vetë shefi i madh. O zot se mos na pergjon UEFA ! Bastohet se  ky kampionat  dotë sjellë një skenar që do na ë bëjë mishin kokër, madje do ta lërë me gisht në gojë atë të ..tmerrshmin e vitit të kaluar.

Sfidanti.al