Formula 1, Sebastian Fetel optimist: Ne garen e Australise do t’i qendroj prane Hamiltonit

Sebastian Fetel e pati te veshtire te rivalizoje sic duhet me Ljuis Hamilton ne provat zyrtare te Çmimit te Madh te Australise qe hap Boterorin e Formula 1. Piloti gjerman u rendit i treti ne keto kualifikuese, megjithate kjo nuk e pengon 4 here kampionin e botes te shprehet optimist ne prag te gares te se dieles.

‘Ishim shume prane, por ne fund Hamilton beri nje xhiro fantastike-tha Fetel-kemi shume besim per garen, makina eshte permiresuar shume. Ketu eshte e veshtire te parakalohet, por gares nuk i dihet kurre. Gjithsesi jam nje nje pozicion shume te mire per startin e gares’.

Nuk shfaqet kaq optimist Kimi Raikonen qe nuk e fshehu shqetesimin per diferencen ne kohe me Ljuis Hamilton.

‘Beme nje pune jo te keqe-tha Raikonen-diferenca eshte e madhe dhe nuk ishte nje paraqitje lineare duke pare edhe kushtet e motit ne mengjes qe na i veshtiresoi gjerat. Gjithsesi duhet te jemi te kenaqur per pozicionet ne prova edhe pse diferenca me Hamilton tregon se kemi ende pune per te bere

Sfidanti.al