Aleks Sandro grumbullohet te përfaqësuesja braziiliane për dy ndeshjet miqësore me Rusinë dhe Gjermaninë në fund të muajit mars. Trajneri i ‘Seleçaos’, Adenor Leonardo Baçi ‘Tite’, duke parë dëmtimin e mbrojtësit të Atletiko madrid, Filipe Luis, vendosi të marrë futbollistin e Juventusit për ta zëvendësuar atë në këto 2 përballje.
Lajmi për grumbullimin e Aleks Sandros u publikua vetëm pak orë pasi ishte mësuar se Filipe Luis iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin e pëesua në këmbën e majtë gjatë ndeshjes së Europa League me Lokomotiv të Moskës, dëmtim që do ta mbajë atë jashtë fushave të lojës për 8 javë.
Filipe Luis rrezikon të mbetet përfundimisht jashtë Botërorit të Rusisë pasi ai nuk do të mund të jhetë në formën më të mire për këtë eveniment duke qenë se ai do të lthehet në fushat e lojës vetëm në mesin e muajit maj, pak javë përpara fillimit të kompeticionit
sfidanti.al