Kaljari i trajnerit Rasteli ka pësuar 5 gola në Torino dhe shija e keqe e shuplakës nuk lidhet vetëm me rezultatin: “ Mos kujtoni se e ka fajin ndryshimi i modulit që na bëri të pësonim 5 gola. Kemi ndryshuar modul dhe herë të tjera , por nuk jemi shpërfytyruar kështu. Edhe pse kemi një klasifikim që na nxit një buzëqeshje, nuklejohet të bëjmë një lojë të tillë”
Sa herë që Kaljari udhëton larg ishullit të Sardenjës, pra largohet nga portat e stadiumit “Sant Elia”, frika e pësimit të golave nuk mund të injorohet. Edhe trajneri nuk ka çfarë të fsheh: “ Kur jemi në transfertë, Kaljari më duket si një skuadër tjetër të cilin nuk e njoh mirë. Kësaj radhë jam befasuar për lehtësinë në veprimet tona të gabuara”
Po çfarë duhet të përmirësojë Kaljari ? Trajneri Rasteli mendon se një ekip që kërkon të ruajë buzëqeshjen në Serinë A, s’ka pse rri me zemër në dorë kur ikën nga shtëpia.