Familja Berluskoni zgjerohet, Barbara sjell në jetë djalin Françesko Amos

Barbara Berluskoni, vajza e ish presidentit të Milanit, Silvio bëhet sërish nënë. 33 vjeçarja solli në jetë një tjetër djalë, Françesko Amos. Vajza e parë e Silvio Berluskonit me Veronika Larion lindi në mbrëmjen e së mërkurës në një klinikë zvicerane. Vogëlushi Françesko është fëmija i dytë që Barbara Berluskoni ka me bashkëshortin e saj Lorenco Guerrieri, dhe nipi i 11 i Silvio Berluskonit.

Vetëm 15 muaj më parë, çifti iu gëzua ardhjes në jetë të djalit tjetër, Leone. Barbara Berluskoni është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë edhe këta djem; Alesandros e Edoardos të krijuar nga lidhja me Xhorxho Valaguca.

sfidanti.al