Rusë, gjermanë, spanjollë e francezë janë fituesit në Europa League

Tashmë kanë mbetur 16. Kaq janë skuadrat në garë për të fitur Ligën e Europës në përfundim të ndeshjeve të turit të dytë. Të papritura të mëdha nuk pati me përjashtim të eleminimit të Napolit nga Lajpcigu, pavarësisht fitores 2-0 në Gjermani. Takimi i parë ishte humbur 1-3.

Në të tetat e finaleve më shumë ekipe se të gjithë ka Rusia. CSKA e Moskës, Lokomotiv e Moskës dhe Zeniti i Shën Petersburgut kaluan për më tej dhe vetëm Spartaku i Moskës nuk ia doli, pavarësisht fitores 2-1 në Spanjë ndaj Bilbaos. Baskët ia kishin dalë 3-1 në kryeqytetin rus.

Pas ekipeve nga Rusia, vijnë ata nga Spanja, Gjermania, Italia dhe Franca, që e bëjnë kompeticionin shumë interesant. Atletiko e Madridit nuk pati problem të kualifikohej, ndërsa për Bilbaon ishte më e vështirë. Nga gjermanët, Dortmundi eleminoi Atalantën e Etrit Berishës duke barazuar 1-1 në Itali (3-2 kishte fituar në Gjermani), si dhe Lajpcigu mposhti ekipin ku luante shqiptari tjetër, Elseid Hysaj, pra Napolin.

Milani e Lacio janë ekipet me emër dhe forcë të Italisë. Kuqezinjtë fituan sërish me Ludogorecin bullgar, këtë herë 1-0 pas 3-0 jashtë fushe. Më e vështirë pritej për lacialët e portierit Tomas Strakosha, por humbja 0-1 në Bukuresht, u la pas me suksesin 5-1 ndaj Steauas në Romë. Çiro Imobile shënoi 3 gola.

Rezultatet: Lokomotiv Moskë-Nisë 1-0 (3-2), Atletiko Madrid-FC Kopenhagen 1-0 (4-1), Dinamo Kiev-AEK Athinë 0-0 (1-1), Lacio-Steaua 5-1 (0-1), Viktoria Plzenj-Partizan Beograd 2-0 (1-1), RB Lajpcig-Napoli 0-2 (3-1), Sporting Lisbonë-Astana 3-3 (3-1), Vijarreal-Lion 0-1 (1-3), Zenit Shën Petersburg-Sëlltik 3-0 (0-1), Arsenal-Ostersund 1-2 (3-0), Atalanta-Dortmuna 1-1 (2-3), Atletik Bilbao-Spartak Moskë 1-2 (3-1), Sporting Braga-Marsejë 1-0 (0-3), Milan-Ludogorec 1-0 (3-0), Salcburg-Real Sociedad 2-1 (2-2).

Sfidanti.al