Nuk ka frikë nga Federata dhe ky nuk është një fakt i ri. Administratori i Flamurtarit, Sinani, duket sikur është ulur këmbë përmbi këmbë, dhe pret deri ku do të shkojë kurajo e FSHF-së për të denuar Vlorën. Ky është fati i skuadrës, që është dënuar dy herë: në fillim nga vetë Sinani, që u kishte premtuar se nuk do të kishin zili Barcelonën, kaq ditë të bukura dotë vinin, dhe ..nga Federata që kërkon ta fundosë për borxhet e klubit.
Në prag të ndeshjes me Skënderbeun, një dyluftim që kërkon që përqëndrimi të shkojë vetëm në fushë, Sinan Idrizi e rëndon më shumë lojën e fjalëve kur thotë: “ E ka thënë edhe shoku Enver se nuk ka lindur ai burrë që të më bëj ulitmatume mua”. Nuk ka dyshim se helmi është për në zyrat e Federatës dhe po ta ndjekësh.. shkon në zyren e presidentit Duka. Sinani, që po mban peng futbollistët për “ngërçin” e famshëm financiar, mund të luftojë edhe me të mëdhenjtë, duke injoruar ndeshjen “e madhe” në letër me kampionët.