Majkëll Felps bëhet sërish baba; erdhi në jetë vogëlushi Beket.

Majkëll Felps i gëzohet sërish të qenit baba. Kampioni amerikan shfrytëzoi rrjetin Instagram për të bërë të ditur ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë, një djalë i quajtur Beket. Në postimin e tij,  Felps publikoi një foto të bashkëshortes së tij Nikole dhe të dy djemve të tij; Bumer që lindi në 2016 dhe Beket.

‘Jam njeriu më i lumtur në botë-shkruante Felps teksa bënte të ditur lindjen e vogëlushit që ndodhi ditën e hënë-ato të djeshmet ishin momente magjike. të jesh në gjendjë të krijosh familje për mua është dicka e pabesueshme’.

Felps, fituesi i 28 medaljeve olimpike, tashmë është tërhequr nga gara, kështu që ai ka të gjithë kohën e duhur për t’i dedikuar familjes.

sfidanti.al