Vetkuptohet, më i miri në botë është më i miri edhe në Evropë

Magjistari portugez i futbollit, Rikardinjo, u shpall me plot meritë si lojtari më i mirë i kampionatit evropian të futbollit në salla të mbyllura që u zhvillua në Slloveni. Përfaqësuesja e Portugalisë zuri vendin e parë, duke marrë medaljen e artë, pasi, në finale, mbas shtesës së lojës, mundi 3-2 përfaqësuesen e Spanjës. Rikardinjo, në fakt, u dëmtua në momentet kyç të ndeshjes, por, sidoqoftë, magjia që ai tregoi gjatë të gjithë Evropianit, i solli atij çmimin e lojtarit më të mirë të turneut.

Trofeun e më të mirit Rikardinjos ia dha njeriu nr.1 i “shtëpisë” evropiane të futbollit, Aleksandr Ceferin.

sfidanti.al