Dy komedianë italianë arritën të realizonin diçka vërtet të veçantë duke ia hedhur vetë “skiles së vjetër” Zhoze Murinjo. Alesandro Onis dhe Stefano Korti, prezantues të një emisioni humoristik në Italia 1 (Le Iene) i dolën përpara portugezit që po dilte nga makina e tij pranë hotelit ku banon në Mançester.
Dy italianët kishin ardhur me kamera dhe i morën një intervistë Murinjos lidhur me konfliktin e tij me Antonio Konten e Çelsit, me trajnerin e Junajtidit që ishte i gatshëm të fliste. Në përfundim, ata i kërkuan që t’i respektonte duke firmosur një fanelë të Mançester Junajtidit, diçka që Murinjo gjithashtu e bëri.
Këtu ishte edhe loja, pasi Onis dhe Konti e kthyen mbrapsht fanelën, dhe në shpinën e saj lexohej emri i Antonio Kontes. Gjithsesi, Murinjo nuk e humbi aspak, por filloi të qeshte duke e vlerësuar shakanë e dy prezantuesve humoristikë, ndërsa më pas hyri në hotel për të shkuar në dhomën e tij, ku duhej të mendonte për kontratën e Aleksis Sançezit dhe kontratën e tij personale.
Sfidanti.al