Paratë e fituara nga Kutinjo? Liverpuli do të blejë Tomas Lemarin për 100 milion

Liverpuli ia shiti Filipe Kutinjon Barcelonës për 160 milionë euro fantastikë, kështu që tani ka mundësi që ta ripërtiërjë ekipin e vet. Mbas angazhimit të Virxhil van Dajkut që u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, tani, Jyrgen Klopi dhe kryesia e klubit ë tij synojnë që të forcojnë sulmin. Synim, tani, është Riad Marez, lojtar anësor i Lester Sitit, por, po ashtu, synim është edhe një sulmues tjetër anësor, Tomas Lemar, futbollist i Monakos dhe i përfaqësueses së Francës, për të cilin ky klub është gati të paguajë 100 milionë euro.

Nëse Li.verpuli do të arrijë t’i angazhojë këta dy lojtarë, atëherë, me siguri që tifozët e Liverpulit do ta harrojnë largimin e Filipe Kutinos për të Barcelona.,

Sfidanti,al