Leonardo Bonuçi, kapiteni i Milanit, është gati që të largohet, janarin e ardhshëm, nga Milani, shkruajne gazeta të ndryshme të Apenineve që vënë në dukje se ky mbrojtës 30-vjeçar është zhgënjyer nga ajo që po ndodh në Serinë A me Milanin që është rreth 14 pikë larg katër ekipeve që kryesojnë kampionatin italian.
Sikurse dihet, Bonuçi, gjatë verës së kaluar, kaloi, në një mënyrë sensacionale, nga Juventusi i Torinos te Milani, por, tani, duket se ai po dyshon, nëse vendimi i tij që të bëhej “rosoner”, ishte i drejtë. Ai është gati që të shqyrtojë oferta nga klube të mëdhenj të tjerë që, në fakt, nuk mungojnë. Mançester Siti, Celsi dhe Reali i Madridit kanë shprehur interesimin e tyre për këtë lojtar të përfaqësueses italiane.
Sfidanti.al