Andres Iniesta, duke komentuar për prurjet e reja eventuale në Barcelonë, përmendi Jeri Minën dhe Felipe Kutinjon, por, në mënyrë të veçantë, magjistarin brazilian (Kutinjon), të cilin, në fakt, verën e kaluar, vetëm një hap e ndau nga transferimi i tij në “Kamp Nou”. Iniesta, më parë, nuk është treguar kaq më i drejtpërdrejtë, duke i dërguar kryesisë së klubit katalonjas mesazhin se Barcelona do të bënte një hap të madh përpara, nëse do të angazhonte yllin e Liverpulit që, sipas tij, zotëron të gjithë ato cilësi që e bëjnë atë të veçantë dhe të ndryshëm nga të tjerët.
“Kutinjo është një futbollist që mua më entuziazmon, sepse ai është një lojtar i madh, ka një talent të pazakontë dhe i përdor shkëlqyeshëm të dyja këmbët. Ai shënon gola, kombinon shumë mirë me të tjerët dhe zotëron një ndjenjë të veçantë sesi duhet që të veprohet në mesfushë dhe sulm. Kutinjo është një lojtar që i përgjigjet shumë mirë stilit të lojës sonë dhe ai do të ishte një përforcim shumë i mirë, nëse do të bashkohet me neve. Unë nuk e konsideroj atë si konkurrent për vendin tim, por si një lojtar që Barcelona, po ta sigurojë, do të bëjë një hap të madh përpara”, vuri në dukje don Iniesta.
Sfidanti.al