Mancester Siti ndahet me ‘Nike’, zgjedh bashkëpunimin me ‘Puman’

‘Nike’ nuk do të jetë më sponsori teknik i Mançester Sitit. Skuadra angleze ka vendosur të nisë bashkëpunimin menjë tjetër kompani të veshjeve sportive dhe bëhet fjalë për Puman që i ka ofruar një kontratë ku pranon të derdhë në arkat e Citizens 55 milionë Euro në vit, ndërkohë që deri tani Mançester Siti ka përfituar nga ‘Nike’ vetëm 22 milionë Euro në vit.

‘Nike’, kontrata e së cilës me skuadrën që kryeson kampionatin anglez skadon në fund të 2017, deshi rinovimin e saj, por në fund Mançester Siti preferoi ofertën tunduese nga ‘Puma’ . Kjo lëvizje e Mançester Sitit në fushën e marketingut u bë për të rivalizuar sadopak Mançester Junajtid që në këtë pikë janë ende larg me 85 milionë Euro në vit që i përfiton nga Adidas, ndërkohë që Barcelona është skuadra e paarritshme pasi përfiton 110 milionë Euro në vit nga kontrata me ‘Nike’ .

Sfidanti.al