Garet Bejl do shkojë në altar,kërkon Bijonse si këngëtaren e dasmës së tij

Garet Bejl po bëhet gati për momentin më të rëndësishëm dhe më të bukur të jetës së tij. Sulmuesi uellsian do të lidhë kurorë me të fejuarën e tij Ema Ris Xhons, në një ceremoni që do të organizohet në Itali.

Tashmë futbollisti 27 vjecar  duket se i ka filluar përgatitjet për ceremoninë e kësaj martese madje ai i ka idetë shumë të qarta në këtë pikë. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, Garet Bejl nuk e ka fshehur aspak dëshirën për të parë Bijonse të interpretojë në dasmën e tij.

Por për këtë ai duhet të paguajë edhe faturën. Mësohet se mbretëresha e muzikës R&B ka kërkuar 1.5 milionë Euro për shërbimin e saj si artiste në martesën e futbollistit dhe Bejl duket se nuk ngurron që t’ia plotësojë këtë dëshirë amerikanes. Në fund të fundit paga ia lejon që të plotësojë këtë kapriço të tij duke qene se Reali i Madridit i jep 15 milionë Euro në sezon.

Sfidanti.al