Përse Çelsi nuk gaboi, kur e la të ikë Mohamed Salahun?

Legjenda e Celsit, Frenk Lampard, konsideron se Celsi nuk gaboi, kur vendosi që ta shesë sumuesin Mohamed Salah që, aktualisht, duke luajtur me Liverpulin, është bërë  një nga lojtarët më të mirë të Premier Ligës. Ky futbollist egjiptian, gjatë verës, erdhi nga Roma te Liverpuli dhe, deri tani, ka shënuar 10 gola në Premier Ligë dhe gjithsej 15 në të gjithë konkurrimet. Çelsi, në fakt, e mori Salahun nga Bazeli, më 2013, ndërsa, dy vite më vonë, ia shiti Romës, ndërsa me “blutë” e Londrës ai luajti gjithsej në 19 ndeshje.

“Kam mendimin se nuk është nevoja që të tregohet me gisht Çelsi. Unë kam qenë atje, kur ishte edhe Salahu. Ai ishte i ri, në fillim të karrierës, nuk arriti që të dukej te Celsi dhe u largua. Për më tepër, Celsi, aëkohë, kishte shumë futbollistë të talentuar për pozicionin, në të cilin ai luante”, thotë Lampardi që, tani, është komentator i specializuar në “BT Sport”, duke theksuar se nuk duhet fajësuar Celsi, por duhet lavdëruar futbollisti në fjalë që mori vendimin e duhur që të largohej nga “Stemford Brixhi” dhe të punonte ne ngulm për zhvillimin e tij si lojtar.

Sfidanti.al