Dicka e rrallë dhe e cmendur njëkohësisht ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit amerikan të basketbollit të universiteteve NCAA. Bëhet fjalë për sfidën mes alabamës dhe Minesotës e fituar nga kjo e fundit 89-84. E vecanta e kësaj përballjeje është se Alabama e mbylli ndeshjen me vetëm 3 basketbollistë në parket të cilët për pak sa nuk bënë gjëmën në fushën e Minesotës që e rrezikoi jo pak këtë fitore.
Historitë janë zhvilluar në pjesën e dytë të ndeshjes kur një zënke e madhe që ndodhi në parket, bëri që arbitri i ndeshjes të largojë lojtarët rezervë të Alabamës duke e lënë këtë të fundit me vetëm 5 basketbollistë në dispozicion. Por asgjë nuk u mbyll këtu, pak minuta më vonë Alabama pa që të lërë fushen edhe Ingram që u ndëshkua me faullin e pestë personal, ndërkohë që Xhon Peti pësoi dëmtim në kavilje.
Në 10 minutat e fundit kur rezultati ishtë 67-54 për Minesotën, trajneri Ejvëri Xhonson u desh të besonte vetëm te 3 basketbollistë të cilët bënë atë që më pak mendohej. Me 5 lojarë kundërshtarë përballë ata mundën që të shkurtonin diferencën falë rezultatit të pjesshëm 30-22 për ta kthyer këtë përballje si ndeshjen e vitit jo vetëm për NCAA, por edhe për basketbollin botëror.
Sfidanti.al