Futbollisti legjendar francez, Erik Kantona, vë në dukje se trajneri portugez, Zhoze Murinjo, nuk është njeriu që me me stilin e vet t’i përshtatet filosofisë së “djajve të kuq”. Kantona ka qenë beniamin i tifozëve dhe, gjithnjë, ka qenë në qendër të vemëndjes, falë edhe ser Aleks Fergusonit, të cilit ai i pëlqente. Kantona që thotë se ai e respekton Murinjon si trajner të mirë, megjithatë, shpreh mendimin se Junajtidi ka nevojë për një trajner si Pep Guardiola.
“Edhe tani, unë nuk e kuptoj se përse Junajtidi vendosi që të angazhojë një trajner që preferon sitlin mbrojtës të futbollit. Ai është një trajner mjaft inteligjent, por luan një futboll mbrojtës që nuk është identiteti i Mançester Junajtidit. E dua Murinjon si trajner, sepse ai është mjaft i zgjuar, ka karizmë të madhe dhe ka arritur shumë suksese në karrierën e tij, por futbolli që ka luajtur ser Aleks Fergusoni, ishte shumë më kreativ dhe më sulmues. Kështu që, në këtë drejtim, atij më shumë i afrohet Pep Guardiola, këtë trajner duhet të kishte angazhuar Junajtidi”, tha pa dorashka Erik Kantona.
Sfidanti.al