Shpesh ndodh që të mendohet keq për tifozët, sidomos për “belatë” që sjellin ata që quhen ultras. Gjithsesi, në këtë mozaik ka shumë gjëra të bukura dhe të mrekullueshme, ku bën pjesë jo vetëm mbështetja absolute për skuadrën e zemrës. Në Rusi ka ndodhur edhe më shumë. Skuadra e Luç-Energisë së Vladivostokut ka përfunduar shumë keq financiarisht dhe pritet të falimentojë. Gjithsesi, lojtarët janë nën kontrata dhe janë të detyruar të luajnë, ndonëse rrogat prej disa kohësh nuk janë dhënë. Për më keq, nuk ka as kuzhinë dhe as kuzhinier, pra ata nuk mund të ushqehen në klub.
Tifozët menduan t’i ndihmonin duke u bërë një surprizë. Ata blenë gjërat që duheshin dhe gatuan gjellët për futbollistët, duke i vënë përpara faktit të kryer. Kjo bëri përshtypje të madhe, dhe të paktën futbollistët janë më të qetë sepse mund të ushqehen falas në qytetin e tyre. Përsa i përket ushqimit në ndeshjet kundërshtare, këtë ua japin mikrpitësit. Vladivostoku është në skajin lindor të Rusisë, 10 000 km larg nga Kaliningradi, skaji perëndimor i shtetit më të madh të botës.
Sfidanti.al