Është koha e Halloween-it; Euzheni Bushard ‘bëhet’ Pamela Anderson

Tenistja kanadeze Euzheni Bushard i ka mësuar ndjekësit e saj në Instagram me foto argëtuese të saj. Nuk mund të mungonte ky aspekt i saj në Ditën e Halloween-it, një nga festat më të pritura në vendet e Amerikës së Veriut.

Për këtë vit, Bushard zgjodhi t’i bëjë homazh serialit të famshëm të viteve 80-90 ‘Bayëatch’ duke pozuar me kostumin e banjës në ngjyrë të kuqe simboli i rojeve të plazhit, një mënyrë veshjeje që u pëlqye nga ndjekësit e saj. Ajo nuk e la me kaq, Bushard publikoi edhe një tjetër foto të saj ku ajo ishte së bashku me miqtë e saj dhe një tjetër duke vrapuar në stilin  Pamela Anderson, me kamera me xhirim të ngadaltë.

Frymëzimi u shfrenua nga Bushard që më pas publikoi një foto tjetër; këtë radhë ajo ishte e veshur vetëm me një këmishë në ngjyrë të argjendtë me numrin 00 dhe këpucë transparente.

Sfidanti.al