Mbas 20 vitesh, ndërpritet bashkëpunimi mes Milanit dhe Adidasit

Mbas 20 vitesh, u prish marrëveshja mes Milanit dhe kompanisë së njohur, Adidas. Gjatë dy dekadave, që Adidasi ka qenë sponsor i këtij klubi italian, Milani ka fituar dy Liga Kampionesh, një titull botëror dhe tre kampionate italianë. Por, që nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, marrëveshja e bashkëpunimit nuk do të funksionojë më.

Ka shumë mundësi që sponsor i ri i Milanit të bëhet kompania e tjetër e njohur, “Puma”, por, sidoqoftë, ky kalim do të shënojë një rënie financiare të Milanit, pasi, sipas marrëveshjes me Pumën, Milani do të fitojë 10 deri në 15 milionë euro më pak në vit.

Ky klub italian, gjatë viteve të fundit, nuk ka shënuar ndonjë rezultat të dukshëm që, ndoshta, edhe shkaku që Milani e ka humbur gradualisht vlerën e vet.

Sfidanti.al