Roki Balboa mos e tepro, e ka zemëruar shumë Erdoganin!

Koreografia që organizoi grupi i tifozëve të Gallatasarajit me personazhin e boksierit Roki Balboa në rolin kryesor që u shfaq në stadium në ndeshjen derbi të fundjavës së kaluar kundër Fenerbahçes, e ka zemëruar shumë presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, që ka urdhërur fillimin e hetimeve kundër klubit të Gallatasarajit. Autoritetet përkatëse kanë marrë urdhër nga presidenti turk që të fillojnë hetimet kundër këtij klubi për të përcaktuar se kush qëndron mbrapa ngritjes në stadium të figurës gjigante të personazhit kryesor të filmit kult “Roki”, ku Roki Balboan e interpreton aktori i njohur amerikan, Silvester Stalone.

Autoritetet konsiderojnë se figura e madhe që u ngrit në stadium përmban një mesazh të fshehtë të klerikut Fetullah Gjylen që është armiku nr.1 i presidentit Erdogan. Në pllakatin e madh me figurën e Rokit, gjjithashtu, shkruhej: “Cohu në këmbë, sepse ata duken të mëdhenj, kur, ti, qëndron në gjunjë!” Edhe kryeminisri turk, Binali Jilldirim, e dënoi pllakatin në fjalë.

“Akuzat kundër nesh janë një përpjekje për të diskredituar klubin tonë. Në rrjetet sociale, kanë ndërmarrë sulme patetike kundër nesh lloj-lloj klounësh, servilash e njerëz të tjerë të ulët. Këtë pllakat, tifozët tanë e kanë përdorur edhe në maj”, thonë në klubin e Gallatasarajit që kryeson në kampionatin turk.

Sfidanti.al