Është një shprehje që thotë se kur grinden 2 vetë përfiton një i tretë; kjo ndodhi në ndalesën e radhës së Botërorit të Formula 1 në Malajzi me Max Verstappen që fitoi garën, ndërkohë që e gjithë vëmendija ishte përqendruar te rivaliteti mes Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel. Piloti holandez festoi në mënyrën më të mirë të mundshme 20 vjetorin e lindjes duke regjistruar suksesin e dytë sezonal duke e lënë pas britanikun, ndërkohë që podiumin e plotësoi piloti tjetër i Red Bull, Daniel Ricciardo. Për Ferrarin kjo ditë nuk nisi aspak mirë pasi Raikkonen nuk e startoi garën, ndërkohë që Vettel ishte në vendin e fundit, një situatë që në dukje ia bënte më të lehta gjërat Hamilton, por nuk ishte i këtij mendimi Red Bull. Shumë shpejt Verstappen e parakaloi liderin e botërorit duke marrë kryesimin të cilin e ruajti pa shumë probleme deri në fundin e garës. Por protagonisti i ditës ishte Sebastian Vettel i cili dhuroi spekaktël në pistën e Sepangut duke bërë parakalime të njëpasnjëshme për ta mbyllur gartën në vendin e katërt. Megjithate telashet për kokëkuqen italiane dhe Sebastian Vettel nuk përfunduan me kaq. Gjermani pas mbylljes së garës u godit nga Stroll dhe nuk mundi të shkojë vetë në bokse.
sfidanti.al