O.J Simpson lë qelitë e burgut pas 9 vitesh; u lirua me kusht

O.J Simpson lë qelitë e burgut. Ish lojtari i national Football league, tashmë 70 vjecar u lirua me kusht, të drejtë të cilën e fitoi në muajin korrik. O.J Simpson u dënua me 33 vjet burg në vitin 2008 për grabitje me armë në një hotel në Nevada, por do të dalë me  kusht pasi kreu 9 vjet të këtij dënimi Për momentin nuk ka të dhëna për vendin se ku do të jetojë simpson që ishte i akuzuari kryesor edhe për vrasjen e ish bashkëshortes së tij Nicolë Broën Simpson dhe të mikut të saj Ron Goldman në vitet 90. Ngjarja bëri një bujë të madhe në SHBA dhe procesi gjyqësor në lidhje me këtë krim të dyfishtë i zhvilluar në 1995, zgjati 13 muaj. Në fund të këtij procesi, O.J Simpson u shpall i pafajshëm. Por pavarësisht këtij verdikti, juria civile e cilësoi atë si përgjegjës për vrasjen e Nicole Broën Simpson e Ron Goldman duke e urdhëruar të dëmshpërblejë familjet e tyre me 33.5 milionë Dollarë.

sfidanti.al