Nejmar dhe Kavani vazhdojnë ta respektojnë “Traktatin e Parisit”!

Këtë herë ishte Nejmar ai mori përsipër goditjet standarde. Nuk pati konflikt, nuk pati palë të tretë të përzier në këtë çështje (Dani Alveshit duhet t’ia kenë bërë të qartë), po ashtu jo hatërmbetje. Nejmar gjuajti goditjen e dënimit ndaj Bordosë, në fitoren 6-2, thjesht sepse ai gjuan më mirë se kushdo. Edhe tek Barcelona, “shenjtëria e tij” Mesi i lejonte shpesh brazilianit të provonte, dhe kjo nuk ishte “mëshirë”, por meritë e “Ney”-t. Po ashtu, Nejmar ishte ai që gjuajti penalltinë, sërish duket në një marrëveshje të heshtur me uruguajanin krenar. Siç ka thënë trajneri i Paris SG, Unai Emeri, “do të ketë shumë penallti këtë sezon, secili do të mund ta provojë”. Ndoshta, Kavani do të gjuajë herën tjetër.

Nejmar, gjithsesi, do të jetë ylli kryesor i ekipit, diçka që Kavani e di dhe nuk besohet se është i mërzitur. Në fund të fundit, rëndësi ka që PSG të fitojë.Braziliani krijoi edhe golin e sulmuesit me numrin 9, ndërsa në tabelën e shënuesve u shkruajt edhe emri i Kilian Mbapesë. Ishte hera e parë që PSG shënoi 5 gola në një pjesë loje, në ligën franceze, por është sezoni i parë me Nejmarin në skuadër. Braziliani shpreson të jetë ai kapiteni, udhëheqësi i një formacioni të madh që do të rivalizojë Realin e Barcelonë, dhe të jetë ai që të fitojë Topin e Artë. Jo të dhuruar nga Mesi, por të merituar plotësisht.

Sfidanti.al