Referendumi në Catalunya, Pique turbullon ‘La Roja’-n

Spanja e sidomos Catalunya po zien. Në 1 tetor rajoni katalanas ka vendosur t’i drejtojhet kutive të votimit për referendumin e pavarësisë, edhe pse kundërshtohet nga autoritetet e qeverisë spanjolle që e konsiderojnë atë si të jashtëligjshëm. Në të gjithë këtë situatë është përfsjhirë edhe Gerard Pique i cili nëpërmjet një postimi të tij ka turbulluar jo pak ujërat te skuadra përfaqësuese spanjolle me qendërmbrojtësin që është shprehur në favor të votimit në këtë referendum. ‘Që nga sot e deri të dielën të shprehemi në mënyrë paqësore. Të mos u lëmë asnjë shteg për të vepruar, pasi ata këtë duan-tha Pique duke iu referuar autoriteteve qeveritare në Spanjë-dhe do të këndojmë me zë të lartë dhe të fortë’, një mesazh që u shoqërua edhe me hashtagun: Do të votojmë’. Një postim ky që gjeti edhe përgjigjen e Sergio Ramos, me këtë të fundit që e kritikoi veprimin e Pique. ‘Postimi i Pique nuk është gjesti më i mirë për të evituar fërshëllimat e tifozëve-tha Sergio Ramos-nuk është gjë e mirë edhe për kombëtaren, megjithatë cdokush është i lirë të thotë që atë mendon’.

sfidanti.al