Geri Hant pushton me hedhje nga lartesia edhe Urën e Mostarit

Britaniku Geri Hant ka pesë tituj kampion bote, por vetëm, para pak ditësh, ai arriti fitoren e parë, duke kërcyer nga ura e lartë “Stari most” (Ura e vjetër) e Mostarit. Kjo ishte gara e fundit e kërcimeve në ujë e serisë botërore “Reds Bull Cliff Diving” për vitin 2017, në të cilën vendin e dytë e zuri amerikani Stiven LoBue, kurse rusi 22-vjeçar, Nikita Fedotov, bëri një sensacion të vërtetë, duke zënë vendin e tretë, ndërsa ishte i ftuar në këtë garë me “Wild Card” (ftesë speciale).                                               Në konkurrimin për femra fitoi 36-vjeçarja amerikane, Sesil Karlton. Kryesuesja në klasifikimin e përgjithshëm, Rijana Iflend, nuk mori pjesë në këtë garë, për shkak të dëmtimit.

Rreth 17 000 shikues i ndoqën kërcimet nga “Ura e vjetër” e Mostarit (Bosnjë-Hercegovinë) në ujrat e lumit Neretva, një traditë që vazhdon prej afro 450 vitesh!

Sfidanti.al