Tërmeti prej 7.1 ballë tronditi ndjeshëm Mexico City. Numri i viktimave është mbi 200, ndërkohë që dëmet materiale janë të pallogaritshme. E pësoi ngg ky tërmet i dhunshëm edhe stadiumi Azteca i ndarë pothuajse në dy pjesë dhe gati i rrënuar plotesisht. ‘Azteca’ është një impiant ku janë shkruar faqe të paharruara të futbollit botëror. Pikërisht në këtë stadium në 17 qershor të vitit 1970 u luajt ajo që u përkufizua edhe si ‘sfida e shekullit’; Itali-Gjermani në gjysmëfinalen e Botërorit të atij viti, e mbyllur me fitoren 4-3 të Të Kaltërve.
sfidanti.al