Nga futbolli në ring, nga shkelmat, te grushtet; kjo është jeta e re e Rio Ferdinand, që tashmë është tërhequr përfundimisht nga futbolli. Në moshën 38 vjecare ish mbrojtësi i Manchester United që me fanelën e Djajve të Kuq ka fituar gjithcka ne 2002-2004, ka vendosur t’i dedikohet plotësisht boksit profesionist, një nismë që e komunikoi ai vetë.
‘Boksi është një sport që më ka pëlqyer gjithnjë-ka thënë Ferdinand-nuk ka sport më të mirë se ai për trupin dhe mendjen. Nuk mund ta marr lehtë një impenjim të tillë. Është një rast shumë i mirë për t’u treguar të gjithëve se jeta jonë mund të ndryshojë nëse duam, gjë që mund ta arrijmë me punë e sakrifica’.
Rio Ferdiand është i ndërgjegjshëm për vështirësitë që do të hasë gjatë karrierës së tij të re në arenat e ringut, por ai ka fizikun, karakterin dhe dëshirën e tij, të cilat mund ta ndihmojnë jo pak në aventurën e tij të re.
sfidanti.al