Bufon: “Këta spanjollët më kanë ardhur në majë të hundës!”

Lionel Mesi, më në fund, arriti që ta mposhtë Xhixhi Bufonin, por legjenda italiane nuk i jep ndonjë rëndësi të madhe kësaj gjëje. “Mendoj se është e habitshme që, në katër ndeshje, ai nuk kishte arritur të më shënonte ndonjë gol në portën time, duke pasur parasysh sesa gola shënon. Por, nuk duhet të harrojmë se bëhet fjalë për një futbollist krejt të veçantë dhe shumë gjëra nuk varen nga unë”, deklaroi Bufoni, ndërsa, më pas, e komentoi, sipas stilit të tij, se çfarë i kishte ndodhur atij gjatë muajve të fundit.

“Mjaft më, gjithnjë, të njëjta fytyra dhe, në fund, të duhet që t’i përshëndetësh, të them të drejtën, më kanë ardhur në majë të hundës! Gjithnjë, po këta, Isko, Pike, Ramos…”, deklaroi sipas stilit të tij Bufoni që, ç’është e vërteta, gjatë këtyre muajve të fundit, ka pasur mjaft probleme me spanjollët.

Në Kardif, në ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve (LK), ai pësoi katër gola nga Reali, më vonë, me Italinë – tre nga Spanja në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës dhe, herën e fundit, nga Barcelona, përsëri, tre, që do të thotë se në tri ndeshje ai ka pësuar 10 gola dhe kjo po i ndodh atij, pikërisht, në sezonin e fundit të njërit prej portierëve më të mirë të botës!

Sfidanti.al