Përfaqësuesja e Arabisë Saudite u gjend përsëri në faqet e para të mediumeve botërorë, por, kësaj here, për një arsye tjetër nga ajo e mëparshmja, kur lojtarët e saj, në një ndeshje me Australinë, nuk respektuan minutën e zisë që u mbajt në stadium për australianët e vrarë gjatë akteve terroriste në Britani. Kurse, tani, ekipi saudit zuri përsëri faqet e para të organeve të medias, për shkak të shpërblimit financiar prej 1 milion eurosh që do të marrin lojtarët e Arabisë Saudite për kualifikimin në Kupën e Botës Rusi-2018. Princi saudit 32-vjeçar, Mohamed Bin Salman, vendosi që ta zgjidhë mirë “qesen” dhe ta thyejë rekordin e shpërblimeve, në rast të kualifikimit në një konkurrim të madh ndërkombëtar.
Dhe, ç’’është e vërteta, ky nuk është ndonjë premtim bosh, pasi Arabia Saudite u kualifikua për në Kupën e Botës së Rusisë. Princi në fjalë është njeriu nr.1 në sportin saudit dhe ai i merr personalisht vendimet për shpërblimet dhe përmasat e tyre.
Sfidanti.al