Formula 1, Porsche mendon rikthimin në vitin 2021

Porsche po e mendon seriozisht rikthimin në Formula 1 në vitin 2021, pikërisht 30 vjet pas eksperiencës së saj të fundit. Kompania gjermane e prodhimit të makinave  kërkon të hyjë në këtë kampionat si furnizuese me motorë e skuadrave dhe këtë e ka konfirmuar zv/presidenti I saj Lutz Meschke i cili gjatë fundjavës u takua në Monza me Ross Brawn dhe drejtues të tjerë të këtij kampionati. ‘Formula 1 mund të jetë një zgjidhje e përshtatshme për ne-shpjegoi Meschke-në këtë moment jemi të përqendruar te Formula E, por F1 është gjithnjë një opsion i mirë për të cilin duhet menduar’. Porsche do të jetë pjesë e Formula E duke nisur nga viti 2019 për të menduar më pas për rikthimin në F1. Porche la qenë pjesë e këtij botërori më parë në vitet 80 kur furnizonte me motorë McLaren që fitoi dy tituj botërorë për konstruktorë në 1984 dhe1985 dhe 3 tituj botërorë për pilotë në 1984,1985, 1986. Kjo hipotezë do të bëhet realitet nëse kostot e formula 1 do të reduktohen ashtu sic është programuar gjë që e tërheq shumë Meschken.

Sfidanti.al