Aleksandar Trajkovski, një futbollist që luan me Palermon, ka ardhur në një formë të mirë dhe e meriton plotësisht vendin në seleksionin A maqedonas. Ky futbollist anësor shpreh dëshirën që ekipi maqedonas të arrijë dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit dhe Shqipërisë.
“Neve na presinb dy ndeshje të vështira, sidoqoftë, unë mendoj se ne jemi në gjendje që t’i luajmë mirë këto dy ndeshje, pasi të gjithë lojtarët tanë janë në formë të mirë. Mendoj se, nëse në do të arrijmë të fitojmë në të dyja këto ndeshje, ne mund të luftojmë për vendin e 3-ë në grupin tonë. Ndeshjen e parë me Izraelin ne e humbëm, por shpresoj që këtë ndeshje të dytë me të të ndryshojmë dhe të arrijmë fitoren aq të dëshiruar”, deklaroi, dje, Trajkovski.
Maqedonia, në katër ndeshjet e zhvilluara me Izraelin ka katër humbje, por Trajkovski thotë se tradita mund të ndryshojë dhe Maqedonia të fitojë në Haifa.
“Në futboll, statistikat nuk luajnë ndonjë rol kryesor. Duhet të përqëndrohesh te çdo ndeshje më vete dhe të japësh maksimumin tënd. Sidoqoftë, duhet të kemi parasysh se Izraeli ka një ekip të mirë”, thotë Trajkovskui, duke shtuar se “trajneri ynë ka, tani, në dispozicion lojtarë që kanë formën e tyre më të mirë. Vetkuptohet se ne nuk luftojmë për t’u kualifikuar më tej, por për neve ka rëndësi të madhe çdo ndeshje e ardhshme, sepse ne po luajmë edhe me një numër jo të vogël futbollistësh të rinj”, vuri në dukje ai.