Grizmani dhe Banega dënohen me nga dy ndeshje, kurse Ramosi me një

Antoan Grizmani i Atletikos së Madridit u dënua që të mos luajë dy ndeshje, për shkak të fjalëve të pahijshme që ai i drejtoi gjyqtarit Martinez Monsera në ndeshjen me Xhironën. Federata spanjolle e futbollit e ndëshkoi Grizmanin, për shkak të mungesës së respektit ndaj gjyqtarit, ndërkohë që pritej që komsioni disiplinor ta dënonte atë edhe më me rigorozitet. Që të mos luajë dy ndeshje, u dënua edhe Ever Banega i Seviljes që,  gjithashtu, i tha fjalë të pahijshme gjyqtarit Hernandez Ernandez.

Serhio Ramosi i Realit të Madridit, nga ana tjetër, nuk do të luajë vetëm një ndeshje, atë të ardhshme me Valencian. Reali i Madridit ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë për kartonin e verdhë të dytë që mori ky mbrojtës i Realit në një duel ajror në fund të ndeshjes me Deportivo La Korunjan.

sfidanti.al