MotoGP, Marc Marquez vendos diktatin në Çeki, fiton pole position

Marc Marquez konfirmohet si piloti më i shpejtë në pistën e Brnos në Çeki në ndalesën e radhës së botërorit të MotoGP, një rezultat që ishte parashikuar në të vërtetë. Piloti i Hondës do të nisë garën e së dielës nga pole position pasi fiutoi provat zyrtare të këtij Çmimi të Madh me kohën 1 minutë 54 sekonda e 981 të mijtat, një kohë që nuk u arrit nga askush edhe pse ishte dikush që iu afrua ndjeshëm. Bëhet fjalë për Valentino Rossin i cili me Yamahën e tij  u rendit në vendin e dytë me vetëm 92 të mijtat më shumë se piloti spanjoll, ndërkohë që  vijën e parë të nisjes e plotësoi piloti tjetër i Hondës zyrtare, Dani Pedrosa. Ndërkaq më vijën e dytë të nisjes kanë rezervuar vendet e tyre dy pilotët e Ducatit, Andrea Dovizioso dhe Jorge Lorenzo të renditur respektivisht në vendin 4 dhe të 6, ndërkohë që mes tyre do të jetë britaniku Cal Crutschloë, edhe pse  pati një problem fizik pas një rrëzimi të pësuar në provat e treta të lira. Ai që zhgënjeu më shumë ishte Maverick Vinales, i cili është i detyruar të kënaqet me vendin e 7 në startin e garës

sfidanti.al