S’iu besohet, amerikani Kajleb Dresel është Majkëll Felpsi i ri

Amerikanëve nuk iu desh shumë kohë që të gjenin nje Majkëll Felps të ri. Kjo ndodhi në kampionatin botëror të fundit të notit në Budapest, qëkur, mbas mbarimit të Olimpiadës së Rios, më 2016, “plumbi i Baltimorës” i tha lamtumirë notit. Në Hungari, amerikanët dominuan në botërorin e notit dhe, midis të tjerave, ata fituan medaljen e artë në 4-100 m stil i përzier, ku notuan Met Grivers. Kevin Kordes, Kajleb Dresel dhe Nejtan Adrian. Për Dreselin, kjo ishte medalja e artë e shtatë në Budapest dhe, kështu, ai barazoi Majkëll Felpsin legjendar sa u përket medaljeve të arta të fituara në kampionatet botërore.

Qëkur Felpsi u “pensionua” mbas Lojrave Olimpike të Rioas, vitin e kaluar, ndërsa Rajan Lohte 32-vjeçar u pezullua, për shkak të një incidenti në Rio, Dreseli u imponua si lider i një epoke të re në notin amerikan. “Nuk e di, nëse duhet t’i pranoj këto krahasime me Majkëll Felpsin, nuk e di, nëse ka ardhur koha, por, unë, sidoqoftë, nuk ndjej ndonjë presion, kështu që do të vazhdoj që të punoj si edhe më parë”, vuri në dukje Dreseli. Sidoqoftë, urime këtij notari të ri të shkëlqyer amerikan i kanë ardhur edhe nga vetë Felpsi. “Ky djalë është zjarr”, shkroi Felpsi poshtë një fotografie të përbashkët me Dreselin në Instagram.

Sfidanti.al