Nga një botëror në tjetrin; përfundon historia e dashurisë mes Pellegrinit e Magninit.

Ajo e Federica Pellegrini dhe Filippo Magninit ishte një histori dashurie që ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe kjo për mënyrën sesi nisi dhe sesi përfundoi. Nisi me një botëror noti dhe u mbyll po me një të tillë. Zanafilla e gjithë kësaj histori ndjenjash ishte në Shanghai në kampionatin botëror të vitit 2011 por që pati vështirësitë e saj. Kriza e parë mes ciftit të njohur të notarëve italianë ishte në vitin 2013, por pas medaljes së argjendtë të fituar në botërorin e atij viti në Barcelonë, Magnini arriti ta rifitojë zemrën e Federicës duke i dhuruar një megabuqetë me 100 trëndafila të kuq. Pas një periudhe qetësie, problemet shpërthyen sërish mes Pellegrinit dhe Magninit pas Lojërave Olimpike të Rios duke bërë që data e martesës të shtyhej për një kohë të papërcaktuar. Kjo histori e turbulluar dashurie vijoi me të tjera porbleme dhe situata arriti deri aty sa stafi teknik të marrë masa për një ndarje mes tyre në aspektin sportiv, gjë që pati shumë peshë në një lidhje që pati pikat delikate të saj. Fjala ‘FUND’ e kësaj dashurie u vendos në Budapest në Botërorin që sapo u mbyll. Kjo është ndarja e tretë e Pellegrinit përsa i përket lidhjeve të zemrës pas atyre me Gianfranco Meschinin dhe Luca Marin.

sfidanti.al