Pas 6 vjet martese, James Rodriguez e Daniela Ospina divorcohen

Pas 6 vitesh e gjysmë martese, historia e dashurisë mes James Rodriguez dhe Daniela Ospinës merr fund. Futbollisti i Bayernit të Mynihut dhe modelja zyrtarizuan divorcin mes tyre, një divorc që u arrit me konsensus. Prej muajsh në media po qarkullonin zërat për ndarjen e çiftit që ka edhe një vajzë, Salome, dhe tani gjithcka është zyrtare. James Rodriguez dhe Daniela deklaruan se pavarësisht divorcit do të ruajnë një raport respekti mes tyre pasi në plan të parë qëndron mirëqenia e Salomesë për të cilën do të kujdesn për gjithcka. Për momentin nuk dihet se cili prej tyre do të ketë kujdestarinë e vajzës. Daniela ndodhet në Kolumbi ku po punon për të prezantuar linjën e saj të veshjeve, ndërsa James Rodrigues së bashku me ekipin e tij të ri është në Singapor ku po zhvillon fazën parasezonale

sfidanti.al