F1, Sauber heq dorë nga Honda, rinovon me Ferrarin

Tani është zyrtare, ‘martesa’ mes Sauber dhe Ferrarit do të vazhdojë. Kokëkuqja italiane do të vazhdojë të furnizojë skuadrën zvicerane me motorët e saj edhe për shumë vjet të tjerë duke zgjatur akoma më shumë një bashkëpunim që ka nisur që nga viti 1997. Për Ferrarin kjo është një mundësi që të krijojë hapësira për piloteët e krijuar nga në akademinë e tij si Charles Leclerc dhe Antonio Giovinazzi, ndërkohë që do të ngrijhen pikëpyetje për të ardhmen e pilotëve aktualë të Sauber Marcus Ericssen dhe Pascal Wehrlein. Rinvimi i kontratës mes Sauber dhe Ferrarit u bë pas komunikimit  e drejtuesve të skuderisë zvicerane  për të hequr dorë nga bashkëpunimi me Hondën që ishte përcaktuar të niste që nga viti 2018.

sfidanti.al