Ançelotit i “fut ujë anija Bajern”, sa e vështirë të zëvendësohet Lahm!

Filip Lahm i dha lamtumirën futbollit në maj, dhe tifozët e Bajernit e kuptuan se bëhej fjalë për një humbje të madhe, por askush nuk mund ta imagjinonte se do të arrihej deri këtu. Bavarezët kanë pësuar 8 gola në 3 miqësoret ndaj Milanit, Çelsit dhe Interit, duke pësuar dy humbje. Natyrisht, ia vlen të theksojmë se janë ndeshje verore, pa asnjë synim tjetër përveçse për kolaudim në lidhje me sezonin, por gjithsesi kur shikohen gabimet në fushë, qetësia humbet lehtë.

Karlo Ançeloti ka ende shumë punë për të bërë sidomos në fazën mbrojtëse, pikërisht aty ku mungon kapiteni Lahm. Trajneri italian shpreson që të jetë Zyle i marrë nga Hofenhajmi në krah të Humelsit në qendër të mbrojtjes, ndonëse është edhe gjigandi Boateng si dhe Havi Martinez. Është Kimih, ndërsa në mesfushë janë Toliso dhe Rudi, pa harruar Hames Rodrigezin në fazën sulmuese. Problem, një zëvendësues për Levandovskin, i cili mund të ishte Tomas Myleri, por ai i dikurshmi, jo ky i sotmi. Ançeloti mund të bëjë edhe ndonjë lëvizje, por duhet të nxitojë pasi koha nuk pret.

Sfidanti.al