Një nxënës shkolle 12-vjeçar merr në qafë Liverpulin

Në Spanjë, këtë e provuan Barcelona dhe Atletiko. Në Angli,duket se do ta pësojë Liverpuli. Klubi i famshëm mund të vihet për së dyti herë nën hetim dhe të marrë një dënim të dytë për shkak të historisë së një nxënësi shkolle. Flitet për një futbollist 12-vjeçar të Stouk Sitit që u tentua të merrej nga të kuqtë, të cilët folën me të përpara sesa të merrnin leje sipas rregullave. Liverpuli premtoi t’i paguante djalit shpenzimet për shkollën, por ka akuza se nuk e bëri diçka të tillë. Për shkeljen e parë, klubi i famshëm u dënua me 100 000 stërlina dhe që të mos merrte për dy lojtarë anglezë të moshës së akademisë. Mund të dënohet më shumë nëse del fajtor edhe për akuzën e fundit.

Sfidanti.al