Pritet Lebron, Xhejms Harden thyen rekordin e rrogës së Stef Kërrit!

Tani pritet që një tjetër rekord ta vendosë Lebron Xhejms, ose edhe Kevin Durant. NBA njofton se vallja e rekordeve po vazhdon pasi Xhejms Harden ra dakord për kontratën e re me Hjuston Rokits. Ylli me mjekër do të fitojë 228 milionë dollarë deri në 2023, ndërsa akordi i Stefën Kërrit me Golden Stejtin, pak ditë më parë, ishte 201 milionë dollarë.

Harden ka ende një kontratë në fuqi me Hjustonin, dhe duhet të marrë 57 milionë dollarë ndaj edhe marrëveshja e re do të hyjë në fuqi në 2019. Siç e konfirmon edhe gazetari i ESPN-së, Bobi Marks, Harden do të ketë në 2019-2020 një rrogë prej 37.8 milionë dollarësh, dhe në vitet në vazhdim do të kemi këtë rritje, 40.8 milionë, 43.8 milionë dhe 46.8 milionë dollarë. Hjuston, ndërkaq, po përpiqet të marrë Karmelo Entonin nga Nju Jorku, për të ndërtuar një skuadër për titull.

Sfidanti.al