Olivier Giroud u premton tifozëve qëndrimin e tij te Arsenali

Mungesa e protagonizmit te Arsenali në këtë sezon bëri që Olivier Giroud të vihej në qendër të zërave të merkatos. Por sulmujesi francez duket se ka vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës londineze dhe ka shprehur hapur dëshirën për të qenë ende nën urdhrat e trajnerin Arsene Wenger.

‘Kam arritur të fitoj tituj në karrierën time dhe kjo është shumë e rëndësishme-tha Giroud-por ka dicka që ka më shumë vlerë për mua, është imazhi që krijon te tifozët si një luftëtar besnik dhe që jep gjithn jë më të mirën për skuadrën . Për këtë arsye unë dëshiroj të qëndroj te Arsenali dhe të mbyll kontratën me të në vitin 2020’.

sfidanti.al