Maradona sërish mes problemeve; gazetarja e akuzon për ngacimin seksual

Udhëtimi në Rusi nuk rezultoi krejtësisht i qetë për Diego Armando Maradonën. legjenda e futbollit argjentinas u akuzua nga një gazetare ruse, Katerina Nadolskaya, për ngacmim seksual. Nadolskaya  tregoi për të përditshmen ‘El Mundo’ se Maradona tentoi ta zhvishte në momentin që ai erdhi në dhomën e hotelit ku do të intervistohej. Por gazetarja nuk e la me kaq, në rrëfimin e saj ajo shtoi se argjentinasi filloi të bërtasë kur ajo shfaqi zemërimin e saj në momentin që synimin e maradonës për ngacmim seksual. Pretendimi i gazetares ruse u përgënjeshtrua menjëherë nga avokatët e Maradonës të cilët ia hodhën të gjithë fajin Nadolskayës. Sipas tyre ishte vetë rusja ajo që provokoi duke nisur të zhvishej përpara se ta largonin nga dhoma. E gjithë kjo ngjarje , rrethanat e së cilës janë të paqarta, ndodhi përpara se Maradona të udhëtojë në Napoli ku do t’i jepet titulli ‘Qytetar Nderi’.

sfidanti.al